Kërcënohet me jetë biznesmeni që fitoi tenderin në Bashkinë Tiranë: Tërhiqu! Do të…

Në kuadër të një hetimi një mujor, 3 persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi kanë kërcënuar me jetë një biznesmen që të tërhiqej nga një tender që kishte fituar nga bashkia e Tiranës me firmën që ai administronte.

Në pranga të bluve të Elbasanit kanë rënë rënë Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe shpall në kërkim shtetasi L. K., 38 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kërcënuar shtetasin E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte. Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjeti i përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare. Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles