Eskperti zbulon qendrën e spiunazhit rus në Ballkan, ja vendndodhja

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euroneës Albania se ushtria serbe në Rashkë është e lidhur me eksponentë të grupit paramilitar rus, Wagner në interes të politikës së Beogradit zyrtar.

Sipas tij Rashka është duke u shndërruar në qendër spiunazhi të Serbisë në raport me Kosovën.

“Rashka është duke u shndërruar në qendër spiunazhi të Serbisë në raport me Kosovën. Edhe në 2022 gjatë manovrës ushtarake të Serbisë pati një rrëzim të një droni që pretendohet se po vëzhgonte hapësirën ushtarakë serbe. Ushtria serbe në Rashkë është e lidhur me eksponentë të grupit paramilitar rus, Wagner në interes të politikës së Beogradit zyrtar. Nëse ky element ndërhyn në Kosovë, nëse ata vriten nga shkëmbimi i zjarrit shteti serb mund të përdorë alibinë se ata kanë vepruar në mënyrë individuale dhe nuk kanë lidhje me shtetin serb. Ka njësi të inteligjencës ushtarake, artilerisë, njësive të blinduara, janë rreth 15 aktivitete ushtarake të zhvilluara nga Serbia. Të gjitha këto njësi mund të ndërlidhen me një operacion për invazion në një shtet të caktuar”, tha Shala.

Latest articles

Related articles