Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike kundër kandidatit soialist për bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Burimet zyrtare thanë se KAS shqyrtoi elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore të Partisë Demokratike me objekt ndalimin e kandidimit të për kryetar bashkie të Mallakastrës, të shtetasit Qerim Ismailaj, të propozuar nga Partia Socialiste.
Në përfundim të shqyrtimit paraprak, KAS me shumicë votash 3+1 vendosi moskalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore. Antari i Sali Berishës votoi pro kandidatit të PS. Ledio Braho dhe Ilir Rusmajli votuan kundër Qerim Ismailajt.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 6 muaj burgim Qerim Ismailajn në shkurt të këtij viti për falsifikim të dokumentave, për shkak se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim 3 vjet në Greqi për akte dhune.