Sali Berisha në një deklaratë ka thënë se çdo kandidat tjetër që kandidon për bashkinë e Tiranës veç Belind Këlliçit është kandidat i Ramës. I ftuar në emisionin “Noë”, kandidati i PD Roland Bejko.
“Kur doktor Sali Berisha e thotë edhe për Roland Bejkon që është kandidat i Ramës, përfundimisht jam i bindur që kam qenë në rrugën e drejtë një vit e gjysmë. e dini pse? Sepse ky është punizmi, ku është bolshevizmi dhe kjo më ka dhënë të drejtë në qëndrimet e mia.
Unë i kam qëndruar Sali Berishës dhe Partisë Demokratike në ’90 kam qenë një nga organizatorët. Në ’97 i vura krahët partisë demokratike në Gjirokastër dhe e bëmë Partinë Demokratike fituese. Në 2014 e lash Tiranën, isha pedagog në universitet e paguehesha shumë mirë , por punova vullnetar për të ndihmuar Partinë Demokratike të ringrihej.
Baza e Partisë Demokratike e Gjirokastrës nxirrte Roland Bejkon për të qenë i pari në qarkun e Gjirokastës dy herë, ndërsa Sali Berisha bashkë me Lulzim Bashën kanë vendosur dikë tjetër, njeriun e tyre. Këta kanë vrarë karriera dhe kanë shkelur dinjitetin e tyre pa u menduar gjatë. Merr sëpatën e pre kokë, e pre karriera”,-tha Roland Bejko.