Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
Alibeaj me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ringjallja është dëshmia se dashuria për tjetrin është më e fortë se vetë vdekja e mund të transformojë jetët tona.
“Për të gjithë miqtë e mi të besimit katolik, Gëzuar Pashkët. Ringjallja është dëshmia se dashuria për tjetrin është më e fortë se vetë vdekja e mund të transformojë jetët tona. Ndaj kjo Pashkë qoftë e bardhë, sjelltë paqe, e ju bekoftë me mirësi”, shkruan Alibeaj.