“Pse nuk përmendni oligarkët?” – REDAKSIONALE

Që kur Sali Berisha dhe Ilir Metaj kanë marrë në dorë frerët e opozitarizmit, ka një pyetje që nuk dëgjohet më në emisionet televizive ku ato shkojnë “Pse nuk përmendni oligarkët?”. Për tetë vjet me radhë ish kryetari i PD dhe deputetë me peshë nga kjo forcë politike përballeshin me këtë pyetje që vishej në gojën e gjithë analistëve dhe opinionistëve në vendin tonë.
Kishte një arsye se përse PD nuk mund të përmendte dot një emër oligarku. Surrogatët indirekt të Sali Berishës nxirrnin shkrime me fatura tatimore ku oligarkët paguanin biznese pranë PD ndërkohë që sot kanë qepur gojën për heshtjen që ka rënë jo vetëm tek Berisha dhe Metaj por edhe tek ushtarët e tyre që po kandidojnë për bashkitë.
Shihni kandidatin për bashkinë e Tiranës që është i gatshëm të premtojë edhe një vakt falas për të gjithë qytetarët vetëm se ka harruar të përmendë emrin e një oligarku që ndërton kulla në Tiranë. Po të doni mund të kërkoni edhe në parlament se si deputetët që shoqërjnë Sali Berishën nga trau tek karrigia e tij në kuvend, nuk përmendin asnjë oligark. Nuk i përmendin jo se Berisha ka thjesht lidhje me oligarkët por sepse vetë këta deputetë janë të lidhur në një farë mënyre me këto oligarkë.
Kjo hipokrizi po anashkalohet dhe nga mediat që dikur nisnin çdo fushatë elektorale me kritikën e PD-së që nuk përmend ata që marrin favoret me koncesione dhe PPP. Madje edhe kur u denoncuan me emër, kur u propozua një plan për të manaxhuar buxhetin e shtetit ndërsa këto projekte po gllabërojnë miliarda lekë, sërishmi elita e mediave vazhdonte sulmin.
Pyetja që dikush mund të ngre është se nga kush yshtej kjo fushatë anti PD vite më parë që sot nuk po ndjehet? Një përgjigje e shpejtë mund të ishte dhe ajo e Sali Berishës, por duhet të jemi të vërtetë me veten. Me gjithë të metat që Berisha ka në raport me PD-në kur ai qe pjesë nuk ka luftuar nga brenda atë. Sulmet e djeshme kundër PD kanë pasur origjinë me gjasë në establishmentin ekonomik oligarkik që financon televizionet dhe analistët.
Nuk kanë qenë rastësore se si fatura tatimore dilnin në media për të shantazhuar një pjesë të PD, nuk ishin rastësor që shumë prej atyre që sot janë në krah të Sali Berishës nuk sulmonin asnjë oligark pasi prisnin të përfshiheshin në listat e deputetëve prej këtyre oligarkëve. Ky establishment ekonomik ndjehet komod me Sali BErishën dhe Ilir Metën, njësoj siç ndjehet komod me Edi Ramën.
Ndjehen të tillë sepse e dinë që asnjëri nga të tre nuk do të angazhohet për një luftë që të çlirojë ekonominë nga oligarkia dhe të prodhojë nje konkurencë ku më i afti fiton. Në këtë skemë padyshim janë përfshirë dhe surrogatët që mbushin ekranet mediatike dhe që me gjeste dhe të folurën spitullaqe përpiqen të krijojnë një opozitë të fortë dhe të pakapur kur në fund të ditës kanë një opozitë të dhjerë dhe krenare.
Sot, kur shihni se si nuk pyesin ushtarët e Berishës dhe Metës se ku do t’i gjejnë paratë për autobuzin falas. Kur nuk i dëgjoni të kërkojnë llogari tek Berisha për lidhjet e tij me oligarkët. Kur nuk i lexoni të shkruajnë për olgarkinë, se si nuk nxjerrin qindra mijëra euro fatura tatimore mes bizneseve indirektë të opozitës me to. Dijeni që janë urdhëruar të heshtin. Nuk kanë harruar çkanë thënë! Nuk kanë fshirë kujtesën! Thjesht janë urdhëruar të qepin gojën dhe të vazhdojnë retorikën për të mbajtur në këmbë establishmentin dhe moçalin politik dhe ekonomik që po qelb vendin.

Latest articles

Related articles