Deputetja e PD Jorida Tabaku deklaron se fatura e shtetit shqiptar në Arbitrazh është 392 mln euro. Tabaku deklaron se qeveria kur i ka interesuar i ka çuar palët në Arbitrazh, ndërsa në rastin e Incineratorit e përdor si alibi për të vazhduar kontratën 430 mln euro.
Nga Jorida Tabaku
Arsyet e kësaj shifre marramendëse lidhen me mënyrën se si qeveria ka trajtuar kontratat publike. Aty ku i ka interesuar ka shpërfillur çdo logjikë ligjore duke i çuar palët në Arbitrazh ndërsa tek rasti inceneratorit dhe pagesës së tij e përdor Arbitrazhin si alibi për të vazhduar kontratën 430 mln euro!
Arroganca dhe mendjelehtësia se askush nuk do japë llogari për abuzimet me taksat e qytetarëve që merren për të shlyer detyrimet e keq qeverisjes do paguhen një ditë. Sa më shumë shtyhet afati aq më e lartë kamata!
Për 3 dekada prania në gjykatën e Arbitrazhit na ka dhënë dhe i ka dhënë siguri palës tjetër. Përpjekjet për të ikur nga kjo gjykatë tregojnë përbuzjen e një qeverie për sundimin e ligjit dhe respektimin e pronës edhe sipërmarrjes!