Roland Bejko: Për mua Erion Veliaj dhe Këlliçi janë të punësuarit e shefave.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kandidati i PD për Tiranën Roland Bejko tha se Tirana duhet të çlirohet nga kthetrat e Veliajt. Sipas tij, Veliaj dhe Këlliçi janë të punësuarit e shefave.

Pjesë nga biseda në studio:

Armand Shkullaku: Nëse LSI, meqë thoni se Belindi është kandidat i LSI, merr më shumë vota se PD, ky është problem shumë i madh.

Roland Bejko: E ça pastaj? Jeta vazhdon! Sot je minorancë, nesër mazhorancë. Jeta poltike vazhdon.

Armand Shkullaku: Zhvejku ka thënë, njeriu mund të bëjë çfarë të dojë por nuk ka lezet. Çfarë ndodh nëse PD del forcë e tretë?

Roland Bejko: E ça pastaj? Do të vazhdojë të punojë që në 2025 të dalë forcë e parë. Erdhi i zoti (Berisha) e ndau PD-në në 400 copa, kemi thënë zotëri mos u kthe se e ndave PD-në.

Armand Shkullaku: Nëse doni të bëjmë teatër pastaj… Jam dakord se si mund të rritet PD “euroatlantike” dhe ju si kandidat… Tani, keni si bosht të fushatës, Erion Velinë, apo do të synoni të dobësoni LSI-në dhe non-gratën brenda LSI-së? Kush do të jetë objektivi juaj?

Roland Bejko: Ta thashë. Jemi në këtë fushatë më fokus të qartë, t’ju heqim kthetrat nga Tirana këtyre që e kanë, të gjithë së bashku.

Armand Shkullaku: Pra Erion Veliaj?

Roland Bejko: Për mua Erion Veliaj dhe Këlliçi janë të punësuarit e shefave.

Latest articles

Related articles