Tomorri: Strategjia e mbylljes së basteve online ishte e gabuar, janë rreth 20 milionë dollarë përfitim nga taksimi

Vendimi i fundit i qeverisë ka të bëj me rifutjen në legjislacion të basteve sportive online.

Nga miratimi në ligj i lojërave të fatit ‘baste sportive’, me efekt nga 1 janari 2023, vlerësohet të arkëtohen në buxhetin e shtetit 2 miliardë lekë taksa në vit.

Lidhur me këtë, gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, në “MCN economy” thotë se qeveria së fundmi u bind se ishte e gabuar strategjia e mbylljes së këtyre basteve dhe më mirë të gjeneroj të ardhura nga taksimi në vlerë rreth 20 milionë dollarë.

Mesa duket pasi e mbyllen për 4-5 vjet dhe bastet kanë vazhduar të luhen në mënyrë të paligjshme, shteti e pa që po humbiste para, është luajtur në të zezë dhe kanë qenë dhe vet njoftimet e qeverisë dhe policë që njoftonin kapjen e njerëzve që organizonin baste të paligjshme.

Me sa duket qeveria u bind që ajo strategjia  e mbylljes fare ishte e gabuar sepse bastet vazhdonin të luanin dhe në këtë pikë ka vendosur që më mirë këto para ti mbaj në buxhet, ato që priten të merren nga taksimi i lojërave të fatit sesa  të lër një sektor kaotik që luhet në mënyrë informale në të zezë.

Dhe është një shumë jo e papërfillshme janë  rreth 20 milionë dollarë në vit që gjeneron si të ardhura nga sektori i basteve sportive, dhe besoj se 20 milion pse të mos jene në buxhet dhe ligjërishmëria bën që industria të jetë më e kontrolluar.

Për gazetarin Tomorri, sfidë e qeverisë pas hapjes së basteve online do të jetë fakti se sa do të jetë tregu i lojërave në të zezë që do të vazhdojnë të jetë në atë treg të paligjshëm.

Tani sfida është se duke qenë se pati një vakum 5 vjeçar ku bastet sportive ishte ndalur dhe tregu ishte orientuar në të zezë sa prej këtij tregu do ët vazhdojë të qëndroj akoma në të zezë pasi bastet të ligjërohen dhe tu jepet licenca sipas draftit të ri të qeverisë.

Përvoja edhe në vendet tjera  me mbylljen e basteve sportive ka treguar se një pjesë e saj vijon të mbetet në të zezë edhe pasi ti e hap.

Mendoj se kjo di të jetë një sfidë për autoritetet dhe sigurisht duhet ta kufizojnë sa më tepër atë pjesë të tregut që qëndron dhe luan në të zezë.

Latest articles

Related articles