Qeveria shqiptare është duke zhvilluar ceremoninë për dhënien e gradës ushtarake kolonel, për sportistët kampionë të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë nderuar vendin në Lojërat Olimpike, apo edhe në kampionatet europiane dhe botërore.
Sportistët që do jenë pjesë e Forcave të Armatosura:
Luiza Gega – Kampione Europe në atletikë
Briken Calja – Kampion në peshëngritje
Majlinda Kelmendi – Kampione Olimpike xhudo
Erkand Qerimaj – Kampion Europe në peshëngritje
Alban Beqiri – Kampion Ballkani në boks
Distria Krasniqi – Kampione xhudo
Nora Gjakova – Kampione xhudo