Mediat italiane japin lajmin: Igli Tare nën hetim

Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare Itali, Igli Tare në hetim nga autoritetet italiane.

Zyrat e Romës, Lazios dhe Salernitanas u kontrolluan nga Njësia e Policisë Ekonomiko-Financiare e Guardia di Finanzas së Romës me urdhër të Prokurorisë Publike për të “marrë dokumentacionin kontabël dhe jokontabël në lidhje me transfertat e lojtarëve”.

Mediat italiane shkruajnë se hetimi që po zhvillohet i referohet operacioneve të tregut të transfertave që ndodhën midis 2017 dhe 2021.

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, drejtori sportiv i klubit Igli Tare, menaxheri Fabiani, presidenti dhe zëvendëspresidenti i Roma Dan dhe Ryan Friedkin dhe ish-presidenti i kompanisë James Pallotta janë nën shënjestrën e prokurorisë.

Hetimi për plusvalencat që e pësoi edhe Juventusi pritet që të nxjerrë në dritë fakte të reja.

Latest articles

Related articles