Teksa zgjedhjet vendore po afrohen, PD ka ndezuar motorët me kandidat për bashkinë dhe anëtarët të këshillit për Tiranën.
Roland Bejko, kandidat i PD-së gjatë një takimi me strukturat në njësinë nr.4 thotë se ai ka qenë kurdoherë në ditët e vështira të PD-së mbi 30 vjeçare, dhe se partia nuk do të ngel asnjëherë pend i non-gratave.
Ishte vendim i kryesisë së PD-së, për të më kandiduar mua. Unë kam qenë kurdoherë aty edhe ne dittë më të vështira të partisë, që në themelimin e saj, pastaj në vitin 1997 kur PD u rrëzua në jug, kam qenë në 2014 kur shkova në Gjirokastër se më kërkuan demokratët, dhe ja ku jam prapo në ditët e vështira të PD-së, kur po punohet fort në struktura të caktuara të PD-së.
Kanë arritur të dëmtojnë dhe rrëzojnë PD-në dhe nuk arritën ta zhdukin.
Përsa kohë jemi aty si qëndresës, si vizionar, PD do të jetë aty, nuk do ngelet peng i non-gratave, i askujt. Me asimilimin e PD-së, dhe kalimin e saj majtas është dëmtuar demokracia shqiptare dhe është krijuar si imazh i keq në kancelaritë shqiptare dhe veçmas te shqiptarët.