Votuan PD-në 70% e administratës, Lita zbulon pse PS kaloi nga Patronazhisti te Aktivisti

Gazetari Lavdrim Lita i ftuar në “Ora e Betit” tregoi se pse PS kaloi nga Patronazhisti te Aktivisti për zgjedhjet.

Lita tha se në ndryshim nga zgjedhjet e 2021, drejtorët e PS kanë nisur krehjen e listave 60 ditë para zgjedhjeve.

Lita: Një nga arsyet pse kaluam nga Patronazhisti te Aktivisti ka bndodhur për shkak të një raporti jopublik që ka PS brenda saj. Ata kanë zbuluar se në 2021, 70% e administratës publike ka votuar për PD. Në dy vite, nga 2021 në 2023 ata kanë krijuar Aktivistin për ti markuar të gjithë administratën publike. Në ndryshim nga zgjedhjet e 2021 ku drejtorët rajonalë dhe drejtorët e përgjithshëm hynë në fushatë 15 ditët e fundit për ti dhënë një vrull partisë tani po krehin listat 60 ditë përpara.

Në bazë PS është shumë agresive në raport me PD. Po ndryshohen drejtorët e policisë në funksion të fushatës. Kemi parë ndryshimet në policinë e Elbasanit, për të cilën opozita heshti. Në Lezhë është njësuar policia me administratën e bashkisë së Pjerin Ndreut. Kemi vrull agresiviteti për ti fituar këto zgjedhje. Edhe brenda ata kanë kuptuar se do ketë pjesëmarrje të ulët, ata mund të dalin mirë vetëm duke nxjerrë masivisht personat që janë të lidhur me qeverinë apo pushtetin në mënyrë klienteliste.

Latest articles

Related articles