“Shumë burra përfundojnë në burg se nxiten nga gratë” Kështu është shprehur për Euronews psikologu Edmond Dragoti. Sipas një studimi, gratë kanë tru më të shëndetshëm dhe më të ngarkuar, që do të thotë se ato shkojnë në burg 14 herë më pak se burrat.
Dragoti tha në emsionin GoodMorning Albanians se në përgjithësi vendimet e gabuara dhe ato të suksesshme janë kosto-shpërblim.
Sipas tij, janë burrat ata që marrin vendimet, ndaj janë ata që përfundojnë në burg më shumë se gratë janë ato që japin mendimet.“Burri zakonisht merr mendimin e gruas ndaj përfundon në burg dhe nuk përfundon gruaja. Në përgjithësi vendimet e gabuara dhe ato të suksesshme janë kosto-shpërblim. Njeriu bën një llogari dhe burrat i marrin vendimet, ndaj përfundojnë në burg. Ndërsa gratë janë gjithmonë pas një burri, edhe pse ato kanë pushtet. Pushteti mashkullore qëndron në marrjen e vendimit, ndërsa ai femëron në arsyetimin e vendimit”, tha Dragoti.