Me he*oinë dhe dëbuar nga Zvicra, PS kërkon çrregjistrimin e kandidatit të “Foltores” për Shijakun

Partia Socialiste i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të çrregjistrojë nga lista kandidatin e Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha.

Ky i fundit rezulton se në vitin 1997 është dëbuar nga Zvicra, pasi u kap me një sasi prej rreth 41 gram heroinë.

Vetë Tusha, në formularin e vetëdeklarimit gjatë kandidimit për deputet në vitin 2021, kishte deklaruar vetëm dëbimin nga Zvicra, por pa thënë se ishte kapur me sasi droge.

Për Tushën madje ekziston edhe një dokument që ia ndalon hyrjen në Zvicër dhe Lihtenshtejn për pesë vite. Tusha u arrestua gjatë një operacioni anti drogë të koduar “Hydra”.

Latest articles

Related articles