4 vite burg për kryeministrin boshnjak

Katër vite burg ka dhënë një Gjykatë në Bosnje-Hercegovinë për kryeministrin Fadil Novalić për shpërdorim fondesh në rastin e blerjes së respiratorëve kinezë gjatë pandemisë Covid-19.

Gjithashtu për të njëjtën akuzë u dënuan dhe ish kreu i mbrojtjes civile së Bosnje e Hercegovinës, Fahrudin Sollak, dhe pronarit të kompanisë bujqësore “Srebrena Malina”, Fikret Hoxhiq.

Novalliç nuk u paraqit në seancën e shqiptimit të dënimit për planin e hartuar gjatë pandemisë për të shpenzuar paratë e buxhetit për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për të luftuar koronavirusin.

Ministrja e Financave, Jellka Milicevic është liruar nga akuzat se nuk ka ndërhyrë për të penguar zyrtarët për të vijuar me planin e tyre.

Latest articles

Related articles