Deputetja e PD, Jorida Tabaku refuzon të votojë Belind Këlliçin në zgjedhjet e 14 Majit. Në një intervistë për Panorama Tv, Tabaku tha se do të votojë kandidatën në këshillin bashkiak të PD.
Ndërkohë, Belind Këlliçi si kandidat i dyshes Berisha-Meta është regjistruar në këto zgjedhje si kandidat i Partisë së Lirisë.
Gazetarja: Ju keni publikuar një foto nga njësia 2. Për kë e kërkoni ju votën e qytetarëve, Belind Këlliçin apo Roland Bejkon?
Jorida Tabaku: Nuk kam asnjë kompleks të të them se unë votën e kërkoj për Partinë Demoratike. Në fletën e votimit, Partia Demokratike në këshillin bashkiak është alternativa e opozitës që unë kam ftuar këdo që të votojë.