UÇK është ushtria e popullit – Koment nga Indrit Vokshi

spot_img

Nga Indrit Vokshi

Nëse komandantët e UÇK i akuzojnë për veprime në luftë e nën pushtim, është gabim.

A mundeshin t’i gjenin popullit shqiptar një mjet tjetër për tu mbrojtur, përveç pushkës e luftës? Jo. A mundi të na e garantojë OKB-ja lirinë? Jo. A mundi ta ndalojë OSBE-ja shtypjen? Jo. A mundi t’i parandalojë Këshilli i Europës masakrat? Jo.

Shqiptarët vepruan njëlloj siç kanë vepruar në dekada e shekuj. Mbijetesën në ketë gadishull, na ka garantuar shpata e pushka. Edhe kur ska pasur konventa për të drejtat e njeriut, edhe kur ska pasur Humans Right Watch dhe Komitet të Helsinkit.

Shqiptarët nuk shkuan të luftojnë në Serbi. Serbët erdhën të luftojnë në Kosovë dhe shqiptarëve. Bota Perendimore me në krye Amerikën ndërhyri sepse serbët po masakronin, jo sepse shqiptarët po masakronin. Kjo për luftën.

Ndërsa në lidhje me krimet e pasluftës secili duhet të mbajë përgjegjësinë përkatëse.

Latest articles

Related articles