Personazhi i njohur nga shqiptarët si ‘Olsi’, videot e të cilit janë bërë virale në ‘Tik Tok’ është aksidentuar nga një kamion dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Kanë dalë edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet Olsi i shtrirë në tokë. Sipas informacioneve të para, Olsi është përplasur nga një kamion, drejtuesi i së cilit është larguar nga vendngjarja. I aksidentuari është dërguar në spital, ku ka ndërruar edhe jetë.