Mërtiri: Kryemadhi të angazhohet për të vërtetuar që akuzat janë të rreme

Analisti Ergys Mërtiri deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se akuzat ndaj Monika Kryemadhit për cënim të stabilitetit nga ana e qeverisë janë papërgjegjshmëri pasi ajo vetë e ka për detyrë ta ruajë.

Duke vijuar më tej, Mërtiri tha gjatë një diskutimi me deputeten Kryemadhi se vetë ajo duhet të angazhohet për të vërtetuar që akuzat janë të rreme.

“Kam një problem me mënyrë si hidhen faktet në Shqipëri. Ata nxjerrin fakte që mund të jenë falsifikuar, nga ana tjetër ju thoni keni fakte po s’keni nxjerrë gjë.

Ju i keni shkruar EUReporter që ishte i pari që nxori dokumentin, pse nuk i shkruani bankës që mund të merrni një vërtetim që ky dokument nuk është i saktë, dhe kjo është e thjeshtë ta servirni për publikun.

Kur qeveria akuzon për cënim të stabilitetit kjo është e papërgjegjshme se ajo ka për detyrë ta ruajë.

N.q.s. bën akuzë për destabizlim ti duhet ta faktosh, se cili projekt është dhe si do bëhet. Kur hidhen akuzat në ajër për mua është problem. Çështja nuk është se ça bën Rama, ju duhet të angazhoheni për të vërtetuar që e gjithë kjo është e rreme. Para se të prisnin prokurorinë mund të bëni pjesën tuaj. Mund t’i thonë bankës ka dalë kjo akuzë?”- tha Mërtiri.

Latest articles

Related articles