Ish-presidenti Donald Trump është arrestuar përpara se të dalë në gjyq për t’u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Ai ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit ku dhe është arrestuar. Tashmë ai ndodhet në paraburgim policor përpara se të dalë para gjykatës.
Trumpit pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit, megjithëse është ende e paqartë nëse do të fotografohet, transmeton CNN.
Më pas, ai do të sillet në gjykatë, ku do të gjykohet. Ky do të jetë process i shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA. Ndërsa shoqërohet nga forcat e rendit.
Ndërkaq më herët Trump la Trump Tower duke u nisur nisur në gjykatë në Nju Jork. Trump bëhet zyrtarisht presidenti i parë i SHBA-ve në histori që përballet me akuza penale, edhe pse s’ka shumë detaje rreth akuzës së tij.
Bisedat e tij me këshilltarët politikë dhe ekipin e tij ligjor këtë mëngjes kanë përfshirë gjithashtu një çështje në pritje në Xhorxhia dhe dy hetime federale në Uashington.
Trump ka trumbetuar përfitimin politik afatshkurtër nga aktakuza – duke pretenduar vazhdimisht se ka mbledhur 8 milionë dollar katër ditët e fundit.
Sipas CNN, Trump është dukur i shqetësuar për atë që mund të ndodhë dhe më tej, pasi sistemi ligjor është diçka që ish-presidenti nuk e mban shumë nën kontroll në raport me arenën politike.