Presidenti rus Vladimir Putin nderoi pas vdekjes blogerin ushtarak që u vra dje në një sulm me bombë në një kafene në Shën Petersburg, për të cilën Moska zyrtare akuzoi Ukrainën dhe “agjentët” e liderit të opozitës Alexei Navalny. “U dha Urdhri i Guximit Vladlen Tatarsky (emri i vërtetë Maxim Formin) për ” guximin që tregoi në kryerjen e detyrave të tij profesionale”, thuhet në dekretin e publikuar në faqen e internetit të Kremlinit. Përveç Tatarsky, 25 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi i djeshëm në një kafene në qendër të Shën Petersburgut.
Autoritetet ruse njoftuan mbrëmë se e kishin arrestuar të renë Daria Trepova, e dyshuara kryesor për sulmin ndaj blogeres.
Rusia akuzoi sot Kievin për orkestrimin e sulmit në Shën Petersburg që vrau një bloger ushtarak dhe mbështetës të ofensivës kundër Ukrainës me bashkëpunimin e mbështetësve të liderit të ndaluar të opozitës ruse Alexei Navalny. Sipas institucionit rus që merret me krimet e rënda “Komitetit Hetues”, më 2 prill 2023, Trepova, sipaspas udhëzimeve nga urdhëruesit e saj në Ukrainë, solli një bombë statujë në një kafene në qendër të Shën Petersburgut dhe ia dha atë si dhuratë blogerit ushtarak Maxim Fomin”.
Ukrainasit mohuan çdo përfshirje në sulm. Ekipi që mbështet liderin e burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalny, ka hedhur poshtë akuzat e autoriteteve ruse se personi i dyshuar për vrasjen e bloger-propagandistit është i lidhur me Navalny, duke këmbëngulur se shërbimi sekret rus qëndron pas vrasjes, raportoi CNN.
Por ditën e sotme, “Ushtria Republikane Kombëtare” ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin në Shën Petersburg që vrau “korrespondentin e luftës” Tatarsky. E njëjta organizatë pretendoi se qëndronte pas vrasjes së Daria Dugina në verën e vitit 2022.
E vërtet është se në Rusi ka një rritje të atentateve publike dhe kjo ka nervozuar shumë qarqet nacionaliste pasi thonë që establishment i Kremlinit është i dobët.