Tabaku ngre shqetësimin: Nuk e kuptoj çfarë nënkuptohet me “Edukim Mediatik” dhe si mund ta kryejë AMA?

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Integrimit ku po diskutohet projektligji i ri për AMA, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku ngriti shqetësime dhe disa pyetje në lidhje me projektligjin që po prezantohet në komision.

Sot jemi përpjekur për të gjetur në direktivë temrin e Edukimit Mediatik, u shpreh deputetja e PD, dhe nuk arritëm të gjejmë asnjë gjë të ngjashme. Në direktivë është shkruar për “shkrimin mediatik” që nuk është e ngjashme me atë që ju konsideroni si “edukim mediatik”.

Një shqetësim që gjeti dhe mbështetjen e deputetes socialiste Kodheli në Komisionin e Integrimit. Deputetja Tabaku dhe Açka u shprehën me shqetësim në lidhje me këtë term të shtuar për një funksion që nuk ka asnjë arsye ta zbatojë AMA.

Ndërkohë që deputetja Tabaku ngriti dhe disa shqetësime që bazoheshin dhe në një kërkesë të Dhomës Amerikane të Tregtisë në lidhje me këtë projektligj.

Kush janë platformat që mund të konsiderohen shpërdanrës së videove që juve do të kontrolloni? Pyeti deputetja Tabaku ndërsa po rreshtonte shqetësimet në lidhjeme projektligjin dhe përafrimin e tij me dispozitat e Bashkimit Europian.

Ndërkohë që duket se projektligji i ri ka një seri gjobash që për deputeten Tabaku janë shqetësuese sepse së pari nuk kanë lidhje me direktivën dhe që janë shpesh jo proporcionale.

Latest articles

Related articles