Tjetër aksident me vd*kje. Makina përplaset me motorin në aksin Sukth-Manzë

Durrës- Një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Sukth-Manzë.

Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet është përplasur me një motor, dhe si pasojë k ndërruar jetë pasagjeri që ndodhej në motor. Nga ana tjetër, drejtuesi i motorit ndodhet në spital. Kujtojmë se pak më parë një aksident i rëndë u regjistruar në Tiranë, në zonën e Astirit, ku një makinë përplasi për vdekje kalimtarin.

PAMJE TË RËNDA/ Publikohet video e aksidentit në Astir, makina me shpejtësi ngre në ajër kalimtarin Njoftimi i policisë:

Policia informon se ‘rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine mjekëve.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’.

Latest articles

Related articles