Marash Kumbulla rinovim me Romën, ka edhe rritje page

Roma ka nisur punën për rinovimet. Mediat italiane bëjnë me dije se në listën e lojtarëve që klubi “verdhekuq” do të ketë edhe në të ardhmen në skuadër është edhe emri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbullës.

Ndonëse shqiptari ka pasur një sezon me luhatje në performancë dhe me minutazh jo të shumtë, Roma ka vendosur që të zgjasë qëndrimin e 23-vjeçarit në “Olimpico”.

Roma do t’i propozojë Kumbullës të firmosë deri në 2027-ën dhe nga kontrata e re mbrojtësi “kuqezi” do të fitojë 1.5 milionë euro në vit. Ndoshta me një largim të mundshëm të trajnerit Mourinho në fund të sezoni, pasi ishte pikërisht ai që jo vetëm e hoqi nga formacioni por e çoi edhe në tribunë, hapsirat e qendërmborjtësi kuqezi do të jenë shumë më të mëdha.

Latest articles

Related articles