Marrëveshja e 1 prillit, ose e 1 milion “shuplakave” të vitit 2013! Ngjala që u ngeci në fyt demokratëve

Nga Mina Prifti

(Ndryshe është quajtur edhe “marveshja e besprerëve”!)
. . .
Ishte pikërisht fushata e vitit 2013 e cila “mbolli përçarjen” në PD.
Në qarqe të ngushta, “kofidente”, përflitej se një pjesë e mirë nga strukturat e PD, kryesisht drejtues institucionesh apo punonjës në adminstratë (besnikë individësh, jo parimesh në PD), ishin udhëzuar që të mblidhnin vota për LSI, me justifikimin se PD do largohet nga pushteti dhe “aktorëve” ju duhej një LSI “e fuqishme” brenda aleancës me PS.
E gjitha kjo, “e llogaritur” që dikur, kur “të jepej sinjali”, LSI do e braktiste aleancën me PS dhe do ti ribashkohej PD në 2017.
Si mekanizëm për këtë qëllim (me ok nga LSI, ose nga presidenca), u stis “Çadra e Lirisë”.
“Gjërat” ngecën, ndërkomëtarët nuk e lejuan këtë manovër, çadra dështoi, dhe më tej historia për PD-në vazhdoi keq e më keq.
Kështu pra, duhej nisur nga e para, si psh: nga “Çadra e Lirisë”, vijuam te “Shtëpia e Lirisë”, dhe së fundmi jemi te “Partia e Lirisë”.

Latest articles

Related articles