Në 1 prill, ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur aferë korruptive projektin amerikan për të ndërtuar hidroçentralin e Skavicës në Dibër.
Në fjalën e tij, Berisha tha se Dibra nuk mund të varroset dhe i bëri thirrje qeverisë britanikë “të mos lejojë kompanitë britanike të blejnë aksione nga kompania që ka fituar pa garë”.
Ndërkohë kur Berisha ishte në qeveri kërkonte ta ndërtonte vetë Skavicën, siç dëshmohet nga faqja zytare e Këshillit të Ministrave. Ja çfarë thoshte Berisha:
Ne duhet ta ndërtojmë Skavicën. Kaskada është një pasuri e madhe dhe Skavica është kurora e kaskadës, nëna e të gjitha digave nën të. Parimi i këtij projekti do të jetë përmbytja më e vogël, prodhimi më i madh. Ndërtimi i saj ul në mënyrë shumë të ndjeshme edhe mundësitë e përmbytjeve të mëdha në zonën e nën Shkodrës dhe Shkodrës. Qeveria ka faktuar se në Shqipëri ekzistojnë mundësitë e ndërtimit të veprave botërore.
Burimi: http://arkiva.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=12594
Qeveria Berisha e la Shqipërinë mëshirën e importit të energjisë nga kompanitë serbe, e cila vazhdoi edhe me qeverinë Rama.