Zbuloni vetitë që kanë mollën në luftimin e këtyre sëmundjeve të njohura

🔷 Polifenolet e lëkurës shtensionojnë zorrët
Lëkura e mollës është e pasur me polifenole. Tashmë gjithnjë e më shumë studime po tregojnë aftësinë që kanë këto molekula për të bashkëvepruar me aktivitetin e sistemit imunitar. Këto molekula janë shumë të rëndësishme dhe prania e tyre në gjak luan një rol kyç në sistemin imunitar, i cili është i aftë t’i luftojë më mirë sëmundjet ose substancat e huaja.

🔷 Molla, shëron kolitin
Për të testuar dobinë e polifenoleve në zorrë studiuesit amerikanë kanë përdorur disa kavie të prekura nga koliti. Fillimisht, studiuesit i ndanë minjtë në dy grupe, duke i dhënë të parit disa qetësues të padëmshëm, ndërsa grupit tjetër një përzierje polifenoli të marrë nga lëkurat e mollës. Pas injektimeve të ndryshme u vërejt se minjtë që kishin marrë polifenol nuk kishin zhvilluar kolit. Por jo vetëm kaq, edhe te minjtë që mungonin limfocitet T, marrja e polifenoleve të mollës i kishte mbrojtur gjallesat nga koliti duke bllokuar prodhimin e molekulave inflamatore.

🔷 Për t’u shëruar na ndihmojnë edhe fibrat e tyre
Molla është e pasur edhe me fibra, të cilët janë të pranishme si në pjesën e tulit ashtu edhe në lëvozhgën e mollës fibrat favorizojnë një mirëfunksionim të transitit intestinal dhe vlejnë si për tretjen e ngadaltë ashtu edhe për të luftimin e fenomenit të diarresë. Por jo vetëm kaq.

🔷 Fibrat kontribuojnë edhe për të krijuar ndjesinë tipike të ngopjes
Molla është e këshillueshme të përdoret me shumicë, sidomos nga ata që vuajnë nga ekzema, pasi ndihmon në pastrimin e gjakut. Për të luftuar gripin, kollën, ngjirjen e zërit, sasinë e lartë të kolesterolit në gjak, nxjerrjen e gurëve të veshkave, apo kurimin e sëmundjeve të tilla si reumatizma, pleqëria e parakohshme e shumë të tjera rekomandohet molla.

Latest articles

Related articles