Pas Cristiano Ronaldos, Jori Dielli tregon futbollistin tjetër që e ka ngacmuar: Më shkroi po nuk më …

Modelja shqiptare Jori Delli, pjesë e Big Brother Vip Albania, gjatë në një bisede me banorët, pohoi se Mario Balotelli i kishte shkruar për të dalë bashkë, por ajo ia ka kthyer se ishte në një lidhje dhe sulmuesi italian i ka kërkuar ndjesë.

Jori ka qenë duke bërë një bisedë në dhomën e ndenjes me Gertin dhe Kristi Aliajn. Fotografi nga Shkodra e ka pyetur se çfarë meshkuj i pëlqejnë dhe modelja shqiptare nuk hezitoi të përgjigjej.

Jori pranoi se Balotelli u tregua i sjellshëm dhe miqësor. Në fakt, bukuroshja shqiptare ka bashkëpunuar në reklamë me dy nga më të famshit në botën e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

“Po më ka shkruar dhe me shumë respekt. Baloteli nuk më pëlqen fare. Kur u përgjigja dhe i thashë jam në një marrëdhënie ai më kërkoi falje,”-tha Jori.

Jori saktësoi se më herët kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune, duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë romancë. 25-vjeçarja ka qenë e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlos, ish-trajner i Torinos dhe Livornos.

Latest articles

Related articles