Lajla Përnaska kandidon për Bashkinë e Tiranës nën siglën e PDIU

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Përnaska do të kandidojë nën siglën e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe sot ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Pesë kandidatë do të garojnë për bashkinë më të madhe në vend.

Kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj kërkon një mandat të tretë, ndërsa Partia Demokratike ka zgjedhur si kandidat, Roland Bejkon.

Belind Këlliçi është kandidati i dalë nga Primaret nga grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në PD. Arlind Qori kandidon me “Lëvizja Bashkë”.

LEXONI GJITHASHTU

Latest articles

Related articles