Sali Hajdari, 33 vjeç banues në Elbasan, mësohet se është vetëqëlluar me thikë. Si pasojë e gjakderdhjes së shkaktuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore (vdekje klinike). Hajdari dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Policia ka marrë dëshmitë e disa dëshmitarëve të cilët i kanë treguar oficerëve në lidhje me ngjarjen. Priten informacione të mëtejshme.