Berisha qep gojën me mëndafsh për emrat e oligarkëve të Bordeve. 3 antarë të kryesisë të implikuar

Sali Berisha akuzon bordin e Edi Ramës se rriti çmimet e ushqimeve dhe produkteve të karburantit. Nga Cerriku ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Servet Duzha, Berisha tha se qeveria mblodhi 520 mln euro nga taksat, por nuk u ktheu asgjë qytetarëve.

Në Shqipërinë e Edi Ramës, çmimet i rritën bordet, caktoi bordet. Çfarë ndodhi? Mblodhi 520 mln euro më shumë taksa. Që të gjitha qindarkë për qindarkë paratë tuaja, sepse çdo gjë që bletë në dyqan e bletë me çmimet e bordeve dhe natyrisht, TVSH-ja e të gjitha gjërave që blihen u rrit në proporcion me çmimin. 

Ai nuk përmendi asnjë emër oligarku të këtyre bordeve, si të karburanteve ashtu edhe të ushqimeve, pasi 3 antarë të kryesisë së tij, në Rithemelim, janë familjarë dhe partnerë biznesi të kompanive të Oligarkëve duke filluar me deputeten e skajit jugor duke përfunduar me deputetin e skajit verior, dhe tjetri në mes Tirons.

Latest articles

Related articles