Berat| Humb jetën 42-vjeçari teksa priste dru, e zuri poshtë trungu i pemës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat,ku një 42-vjeçar në fshtin Molisht ka humbur jetën teksa ka qenë duke prerë drru.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë shtetasi S. M., 42 vjeç. Ai ka qenë duke prerë drru, ku aksidentalisht trungu i pemës e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.

Berat/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Latest articles

Related articles