Kandidatura e Këlliçit, Alibeaj: pazari Meta-Berisha po detyrojnë demokratët të votojnë partinë e majtë që solli Ramën në pushtet

Deputeti Enkelejd Alibeaj i është drejtuar Belind Këlliçit, kandidatit zyrtar të Partisë Demokratike, për të cilin shprehet se ka pasur mundësinë të kandidojë nën siglën e PD-së, referuar një bashkëpunimi mes dy grupeve. Në një konferencë për media, Alibeaj thotë se përtej mendimeve të tij personale, asnjë mllef nuk e ka penguar që ta mbajë dorën shtrirë për bashkëpunim me kandidatët e dalë nga procesi i Primareve, i realizuar nga Sali Berisha.

Përsa i përket Tiranës më duhet të them dhe njëherë se Belind Këlliçi e ka patur mundësinë të përfaqësohej me siglën e PD. Pavarësisht asaj që mendoj unë personalisht, asnjë inat apo preferencë personale, asnjë mllef apo akuzë e padrejtë ndaj meje nuk më ka penguar të ngrihem mbi to dhe të zgjas dorën e bashkëpunimit për një demokrat. Por mesa duket interesat meskine të zgjatimeve të politikës se vjetër vazhdojnë me lojërat dhe pazaret duke i kërkuar demokratëve që në 14 maj të votojne për listen e LSI-së. E pate besoj sesi nen logon e kesaj partie do te jete dhe Belind Kellici dhe nje liste qe demokrateve do tu shitet si bashkëpunim apo aleance. Çfaredo emri te perdorin, nuk do ja fshehin dot demokrateve dhe shqiptareve qe pazari mes Ilir Metes dhe Sali Berishes eshte menyra per te mbajtur peng demokratet dhe per t’i detyruar qe dhe njehere tjeter te votojne per nje parti te majte qe permes pazareve solli Edi Ramen ne pushtet.

Pjesë nga deklarata e tij:

Pas shume vitesh po zhvillohet nje debat ne nje forum drejtues te nje partie per kandidatet. Nje debat i dobishem per situaten kaotike ne te cilen ndodhet aktualisht PD. Kush fshihet pas gishtit per te verteten e situates se demokrateve, duke e shitur ate si normale apo frymezuese, ose eshte i kapur nga verberia politike ose thjesht deshiron qe kjo “status quo” ne opozite te vazhdoje pa fund dhe pa zgjidhje.

Eshte e qarte qe PD eshte e percare dhe situata e vitit te fundit vetem se ka ndihmuar ne ndarjen e metejshme te demokrateve. Duke nisur nga manovrat e Edi Rames per ta sterzgjatur procesin e gjyqit e deri tek gjuha tribale dhe banale e Sali Berishes ndaj pjeses se PD qe mendon ndryshe nga ai.

Eshte e qarte per te gjithe qe çdo dege e partise demokratike duke perfshire edhe seline kryesore eshte zabtuar nga Berisha dhe njerezit e tij dhe kjo ka pasur efektin e vete ne organizimin normal te nje partie qe po pergatitet te hyje ne zgjedhje.

Me vjen keq qe ne kete periudhe nje pjese e mire e drejtuesve te PD dhe deputeteve, perfshire dhe mua, kemi kaluar kohe me se shumti me debate mes njeri-tjetrit ne forume, studio televizive apo ne kuvend, nderkohe qe duhet te kishim kaluar me shume kohe me demokratet. Ne mbledhjen me drejtuesit lokale te PD kam kuptuar qarte se baza e PD eshte e qarte ne orientimin politik. Per fat te keq me e qarte se ata qe duhet te orientonin bazen e sot perpeliten per te gjetur cfare drejtimi do marrin ne rruget e ndara te kesaj partie.

Latest articles

Related articles