Trajneri Sylvinho jep kushtrimin: Lojtarët e mi duhet të japin shpirtin në fushë…

Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi dolën pasditen e të dielës në konferencën zyrtare për media, në prag të ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ditën e sotme ndaj Polonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Trajneri brazilian u shpreh se e njeh kundërshtarin, e vlerëson forcën e tij, por theksoi se të tijtë janë gati dhe do të zbresin në fushën e lojës me përqendrrimin e duhur, shpirtin e duhur dhe grintën e duhur për të marrë rezultatin pozitiv:

“Jemi gati për ndeshjen me Poloninë. Pas dy muajsh e gjysmë punë, për të njohur të gjithë lojtarët shqiptarë, flasim praktikisht për 70 lojtarë të monitoruar nga stafi, kemi parë 240 ndeshje dhe zgjodhëm 23 për këtë ndeshje të parë kualifikuese. E dimë që është ndeshje e vështirë, por do të luhet, janë 90 minuta për t’u luajtur.

Polakët janë të fortë, por jemi të lumtur me punën e bërë, me gjithë dhe atmosferën që kemi filluar të krijojmë. Kemi një shans gjithmonë, por po të punojmë të gjithë së bashkë është më e lehtë. Formacioni? E kemi vendosur. Siç e thashë jemi gati të gjithë, jo vetëm 11, por të 23 lojtarët që janë me ne.

Ajo që duam është punë grupi, atmosferë dhe ambient i mirë. Cikalleshi është një prej tyre, i rëndësishëm, i fortë si të tjerët. E kemi formacionin titullar që do ta shikoni në fushë. E rëndësishme për mua, pasi i njoha të gjithë, i stërvita, ishte të përçoja idenë e futbollit që kemi ne, që mund të përforcojë t’i gjithë këto lojtarë. Pastaj të shkojmë në fushë mirë.

Kjo është ajo që duam. Është një ndeshje e fortë, por jemi në gjendje ta përballojmë. Gjëja më e bukur që kam mësuar në karrierë janë 90 minutat, aty luhet. Duhet të ecim përpara, protagonistët janë lojtarët. Santos është shumë i fortë, e di që na ka vëzhguar, por edhe ne i kemi parë. Punojmë shumë për një ndeshje.

Latest articles

Related articles