“PD e Alibeaj e shikoj si një filiz”, gazetari Hoxha zbardh detajet për zhvillimet më të fundit

Gazetari Poli Hoxha e ka quajtur PD-në e Alibeaj si një filiz i ri, pavarësisht nëse do fitojnë apo nuk do fitojnë dot në zgjedhje. I ftuar në Euronews Albania ai tha se elektorati opozitar në Shqipëri është i mërzitur nga e gjithë politika e vjetër ndaj lëvizjen në grupimin e Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn ai e shikon si një shenjë shumë të mirë për politikën.

“Kolegji i Kryetarëve ishte ai që e imponoi këtë lloj qëndrimi. Thelbi është se ata kryetarë janë kryetarë të Berishës, ata nuk mund t’i ndash dot. Është një elektorat i mërzitur nga klasa e vjetër politike, nga të njëjtët personazhe. Ky është një treg i lirë, këta janë të papërfaqësuar, janë opozitar, përderisa nuk shkojnë të votojnë janë në opozitë me qeverinë.

Në këtë kuptim unë e shikoj si një filiz të ri, pavarësisht se do fillojnë retorikat, do fitojnë apo s’do fitojnë. Unë e kam deklaruar se edhe bashkë po të ishin si parti me këtë gjendje që kanë, po nuk ndryshuan filozofinë, ata nuk fitojnë dot”,-tha Poli Hoxha.

Latest articles

Related articles