Kërcënimi rus për armë bërthamore në Bjellorusi, NATO: Jemi në gatishmëri të lartë

Kujtimet e ditëve të “ Luftës së Ftohtë ” zgjohen nga vendimi i Moskës për të instaluar armë të rregullta bërthamore në territorin e Bjellorusisë , një fakt që tashmë ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar.

Në fakt, Kievi konsideron se vendimi i Rusisë është një hap drejt destabilizimit ndërkombëtar të Bjellorusisë.

Ndërkohë, NATO e përshkroi qëndrimin e Rusisë si “të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm, teksa në të njëjtën kohë, Ukraina kërkoi mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe kërkoi që Perëndimi dhe Kina t’i japin fund “pengut bërthamor” të praktikuar nga Rusia.

“NATO është në gatishmëri të lartë dhe ne po monitorojmë nga afër situatën. Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në paraqitjen e arsenalit bërthamor të Rusisë që do të na çonte në ndryshimin tonë”, tha një zëdhënës i Aleancës Atlantike./ CNN.gr

Latest articles

Related articles