Kandidati i PD për Tiranën reagon pas sulmit ndaj TCH, BEJKO: Akt barbar! Aleanca e krimit me politikën do marrë fund

Ngushëllimet më të thella familjes dhe të afërmve të rojes së sigurisë që humbi jetën mbrëmë i vrarë pabesisht nga dora e krimit në oborrin e Top Chanell!
Asnjë motiv nuk mund ta justifikojë aktin barbar ndaj një media dhe ndaj qytetarëve të pafajshëm që mbeten viktima të këtij tërbimi të pazakontë të krimit.
Disa ditë më parë një tjetër qytetare humbi jetën në një lokal në rrugën Don Bosko ku punonte për të siguruar jetën e vet me djersën e ballit.
Tirana ashtu si gjithë Shqipëria i ngjan një therrtoreje, ku numri i jetëve të humbura për shkak të vrasjeve apo aksidenteve është i ngjashëm me vendet në luftë.
Nuk ka si të ndodhë ndryshe kur politikat qeveritare e mbështesin zhillimin e Tiranës dhe qyteteve të tjera mbi ekonominë krimonale. Aleanca e krimit me politikën dhe politikanlt duhet të marrë fund.
Këtë e kanë në dorë qytetarët dhe drejtësia.
Shpresojmë që agresorët të zbulohen sa më shpejt dhe drejtësia të bëjë punën e vet.
Media dhe qytetarët shqiptarë meritojnë të jenë të lirë, të pa kapur, të pa kërcënuar në ekzistencën e tyre.May be an image of 7 people, people standing, motorcycle and road

Latest articles

Related articles