Kallamet e kanaleve në Myzeqe, kërkohen për eksport në Itali
Kanalet e Myzeqesë janë plot me kallama, të cilët grumbullohen nga shumë zona të Lushnjës dhe sillen në këtë pikë. Madje edhe nga Mallakastra e Fierit kanë ardhur për të punuar në Imshtë.
Duke filluar nga 3 metra të gjatë deri në 1 metër, kallamat për eksport kërkohen kryesisht për tu përdorur për bimën e fasules.
Kallamat e kanaleve tona kanë vegjetacion të shumtë, ndaj gjetja e lëndës së parë është me kosto zero. Ky nuk është rasti i vetëm i kërkesës për eksport në shtetin italian, pasi edhe në Fier janë hapur pika të tjera.
Një sipërmarrës nga fshati Imshtë, në Lushnje ka nisur grumbullimin dhe seleksionimin e tyre. Punëtorët janë të gjitha moshave, nga me i riu tek pensionisti. Këta të fundit, kryejnë edhe punën më të rëndë. Për të marrë 2000 lekë në ditë duhet të pastrojnë të paktën 1 mijë kallama