Kryetari i Rithemelimit në Fushë Krujë braktis varkën e Berishës

Kreu i degës së Rithemelimit në Fushë Krujë, Staba Stafuka, ka njoftuar sot dorëheqjen nga funksionet drejtuese.

Ai thekson se bashkëpunimit të nisur që prej vitit 1991 i ka ardhur fundi duke e cilësuar dorëheqjen si vendimin më të vështirë të marrë ndonjëherë.

Sipas Stafukës, marrëdhënia e bashkëjetesa partiake nuk po shkon në favor të bashkimit e fitores, e për këtë arsye ai ka vendosur të tërhiqet duke theksuar se demokratët meritojnë më shumë.

Arsyet e vërteta të dorëheqjes së tij nuk dihen megjithatë sipas Shqiptarja, shkak për këtë është bërë përplasja me kandidatin e Rithemelimit për kryetar bashkie në Fushë Krujë, Agron Loka.

Te nderuar demokratë te Krujes, Fushe-Krujes, Nikles,Thumanes, Bubqit, Malesise.
Dua te shpreh falenderimin per te gjithe ju qe kam bashkepunuar ne kohet me te veshtira te drejtimit te PD qe nga viti 1991 deri sot dhe kurre nuk jam tradhtuar dhe kurre nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetem nje marredhenie-Sinqeriteti dhe Besimi.
Sot dua te ju them se kam dhene doreheqjen nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Degen Fushe- Kruje.
Ky ishte vendimi im me i veshtire qe kam marre ne jete, por kur marrdhenia dhe bashjetesa partiake nuk shkon ne favor te bashkimit dhe qellimit te fitores, e gjykoj te arsyeshme qe duhet te bej nje hap pas sepse demokratet meritojne me shume.
I juaji, me respekt Sabah Stafuka!

Latest articles

Related articles