Antibershizmi, si fitore e PD

Nga Nebil Çika

Dje Kolegji i Kryetarëve, përndryshe baza e PD, ka marrë një vendin që mund të konsiderohet si fitore e parë politike e PD në pothuaj dy vjet luftë të brendshme që pas shpalljes non grata të Berishës nga SHBA .

Në dy vjet Berisha Meta dhe gjithë enturazhi, oligarkia politike financiare e mediatike e non grata-ve përdori çdo mjet e metodë politike dhe jo politike për të shkatërruar kundërshtarët e berishizmit në PD por pa suksese .

Pas përpalljes me sukses në betejat ligjore dhe revolucionare me Berishën, baza e PD ka treguar se ka shumë përfaqësues dinjitoz që me kurajë por edhe me mendim të qartë politik janë të vendosur për ta shkëputur PD nga politika e filozofia berishiste shumë e ngjashme me atë komuniste që ka sunduar me peng marrje për 32 vjet PD dhe të djathtën shqiptare duke u imponuar si alternative e vetme politike e të djathtës në Shqiptare .

Dje në Kolegjin e Kryetarëve të PD pashë një shpresë, një kthesë të qartë të orientimit politik të së djathtës me drejtues e politikanë të gatshëm për të marrë përsipër përgjegjësi e për to dhënë vendit një alternativë politike e elektorale që i ka munguar për që nga viti 1944. Qartësia politike e shumicës së drejtuesve lokalë të PD sfidon hapur paqartësinë e një pjese të anëtarëve të kryesisë dhe grupit parlamentar të sajë që në këtë moment historik kanë treguar se nuk i meritojnë ato pozicione politike, pasi në vend që të udhëheqin zhvillimet politike, ne apo pa ndërgjegje janë bërë pengesë për to.

Dje këta “delfinë” të Berishës dhe berishiznit u vunë përballë përfaqësuesve të bazës që me kurajë dhe logjikë politike i vunë me “shpatulla për murit” duke nxjerrë në pah edhe diferencat në qëndrimet e formimin politik të “palëve”.
Trajtimi si pazar politik i situatës nga disa drejtues të PD u zhvleftësuar dje me “vendimin” e Kolegjit të Kryetarëve dhe qëndrimit të shumicës së kryesisë se PD në të njëjtën linjë me ta !

Antiberishizmi është tashmë një linjë politike masive në PD po aq sa antikomunizmi dhe kjo është pa dyshim një fitore e rëndësishme, një start i mirë për riorganizimin e PD mbi baza të konservatorizmit.
Zgjedhjet lokale do të jenë testi i parë i një alternative politike të çliruar nga komunizmi dhe vazhdimësia e tij berishizmi gjë qe e kanë pritur shumë shqiptarë të cilët me në fund do të kenë të mos jenë të detyruar zgjedhin midis dy të këqijave komunizmit ose berishizmit ! PD i duhet vetëm të mundësojë këtë alternative teknikisht duke vendosur kandidatët e sajë kudo ku votohet në Shqipëri

Ata kanë në dorë t’iu japin mundësinë shqiptarëve të reagojnë me votë kundër berishizmit një soj si kundër komunizmit 32 vjet me parë .
Tani, çdo përpjekje për të sabotuar këtë mundësi politike është tradhti ndaj bazës së PD dhe elektoratit, pavarësisht justifikimeve e hesapeve pragmatike për interesa të pushtetit personal të dikujt apo disave .

Po dje baza e PD, duke e konsideruar berishimin si frymëzim anti-perëndimor në Shqipëri iu dha një sinjal edhe partnerëve perëndimor se në këtë vend ka ende njerëz , politikanë patriotë e demokratë që marrin përsipër të ruajnë orientimi perëndimor të Shqipërisë dhe që e meritojnë përkrahjen e tyre.

Antibershizmi i instaluar dje si fryma e bazës së PD është një fitore shumë më e madhe se një rezultat teknik i dalë në një palë zgjedhje lokale në përballje të dyfishtë me komunizmin dhe berishizmin, siç duhet dhe pritet të jetë ,tani e tutje, lufta politike e PD -së .

n.ç

Latest articles

Related articles