Zbardhen diskutimet në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve të PD

Faktor.al zbardh një pjesë nga diskutimet në mbledhjen e Enkelejd Alibeaj me Kolegjin e Kryetarëve të PD mbi mënyrën sesi do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit. Kolegji i Kryetarëve ka pasur diskutime mjaft të gjera ku ka mbizotëruar ideja ku kanë kërkuar që të ketë kandidatë në të gjitha bashkitë, ndërsa ka pasur dhe propozime për të pasur marrëveshje me palën tjetër që deri tani nuk është arritur.

Disa prej krerëve të degëve të Tiranës kane kërkuar që kandidati për Tiranën të jetë një deputet i qarkut.Ndërkohë kreu i degës së Mirditës, Mark Ruçi, ka kërkuar që të garojnë me kandidatë në të 61 bashkitë.

Nga ana tjetër kreu i degës së Durrësit Joni Myshketa është shprehur se i ka emrat e mundshëm për kryebashkiakë, por duhet të ruajne përçarjen e mëtejshme.

Kryetari i degës së PD në Kuçovë, shprehet kundër propozimeve të deputetëve që PD zyrtare të futet vetëm me anëtarë për Këshillat Bashkiakë.

Kreu i degës së Dibrës, Naim Gazidede, që njëherësh është edhe kandidati i Alibeajt për Bashkinë e Dibrës, ka deklaruar se PD ose duhet të dalë me kandidatë për kryebashkiakë ose të mos futet fare në zgjedhje.

Edhe Pëllumb Seferi i degës 8 kërkoi kandidat me logon zyrtare në Tiranë.

Festim Dushku dhe ai i degës nr.9, Blendi Sulaj i kanë kërkuar Alibeajt vendosjen e një deputeti të qarkut si kandidat për bashkinë e Tiranës.

“Jam për kandidat politik, të jetë deputet. Përndryshe nuk jam pjesë e fushatës dhe jap dorëheqje nga kryetar i degës”-mësohet të ketë thënë Dushku.

Të mos nxjerrim kandidat nëse nuk është politik, duke fituar Tiranën ke arritur fitore politike, nxjerrja e kandidatit nuk vlen nëse nuk është njeri politik. PD e mund koalicionin ‘Bashkë për Fitore’ në Tiranë për Këshillat bashkiakë”-është shprehur Sulaj.

Një tjetë pikë e nxehtë që ka shkaktuar debat është edhe numri i lartë prej 15000 komisionerëve që duhen plotësuar.

Ndërkohë ka përfunduar mbledhja me kandidatët dhe nga ora 18:00 po mbahet mbledhja e Kryesisë së PD.

Latest articles

Related articles