Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një banese për motive të dobëta, në kërkim 2 autorët në Mamurras (EMRAT)

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Demokracia” në Mamurras, ku u dëgjuan dhe të shtëna me armë.

Gjithçka ka nisur pas një debati mes Shtjefen Ndrekës dhe Paulor Noka dhe Romario Gjoni, këta të fundit shkuan në shtëpinë e Ndrekës dhe qëlluan me arme drejt banesës së tij.

Sherri ndodhi pasi Ndreka i ka kërkuar dy 18-vjeçarëve Paulor Noka dhe Romario Gjoni që mos xhironin gomat e makinës.

Kjo ka mjaftuar që të dy të rinjtë të marrin armën dhe të qëllojnë në drejtim të banesës së Ndrekës, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Policia ka ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Dy persona kanë kanosur me armë zjarri, një qytetar i identifikuar si Shtjefen Ndreka, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia”, Mamurras, ku dy autorët kanë duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.

Policia e Kurbinit identifikon dhe shpall në kërkim 2 autorët e dyshuar dhe ka shpallur në kërkim Paulor Noka dhe Romario Gjoni.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin

Kanosën me armë zjarri, një shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, Policia e Kurbinit identifikon dhe shpall në kërkim 2 autorët e dyshuar.

Rreth orës 19:00, në lagjen “Demokracia”, Mamurras, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasit P. N. dhe R. Gj., banues në Mamurras, kanë kanosur shtetasin Sh. N., duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe Forcat Operacionale të DVP Lezhë dhe FNSH Shkodër.

Janë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, me qëllim zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Latest articles

Related articles