“Poker” francez, Mbappe venit “tulipanët” në ndeshjen e parë kualifikuese!

FT FRANCË-HOLANDË 4-0
3’ Griezmann, 8′ Upamecano, 23′, 88′ Mbappe

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Depaj gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e tij ndalet nga portieri Menja.

90+4′ Upamekano prek topin me dorë brenda zonës, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për Holandën.

88′ GOOOOL FRANCA 4-0/ Kilian Mbape i papërmbajtshëm. Kapiteni i “Gjelave” shënon golin e katërt.

86′ Franca gjen golin e katërt me Diabi, por anulohet pozicion jashtë loje.

78′ Pranë golit të katërt Franca, me Mbape që provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij ndalet nga Silesen.

76′ Franca kryen menjëherë 3 zëvendësime, në fushë Kamavinga, Fofana dhe Zhiru, jashtë saj, Tçuameni, Grizman dhe Kolo Muani.

71′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Konate.

68′ Holanda kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, Berghuis dhe Simons largon nga fusha, vendin e tyre e marin Malen dhe Klasen.

67′ Zëvendësim edhe te Franca, largohet Koman në fushë Diabi.

67′ Zëvendësim te Holanda, largohet De Run, vendin e tij e merr Blind.

65′ Gertruida është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

58’ Kundërsulm i shpejtë i francezëve të cilët shfaqen para portës me Kolo Muani, por ky i fundit fluturon topin mbi traversë.

52’ Mbape tenton portën me një gjuajtje qendrore, Cilesen pret në pozicion.

35’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Konate kërcen dhe gjuan me kokë mbi të tjerët, por gjuajtja e tij devijohet nga Cilesen.

32’ Simons niset me shpejtësi në krah dhe pason në qendër për Depaj, i cili devijon para portës por pa gjetur katërkëndorin e francezëve.

28’ Teo Hernandez tenton një harkim në zonë nga vija anësore që kthehet në gjuajtje drejt portës së Holandës me Cilesen i cili sheh topin të përfundojë jashtë ngjitur me shtyllën.

23’ GOOOL FRANCA! Mbrojtja e Holandës lë Mbape të shfaqet i vetëm para Cilesen dhe ai nuk fal duke shënuar golin e tretë.

19’ Vijnaldum tenton të rihapë ndeshjen me një gjuajtje të fortë ballore, Menja është i vëmendshëm.

8’ GOOOL FRANCA! Dyfishohen shifrat pas zhvillimit të një goditje nga këndi, kur dalja e Cilesen është e gabuar dhe topi përplaset te Upamekano teksa kalon mes këmbëve të portierit e ndalet në rrjetë.

3’ GOOOL FRANCA! Pas një kombinimi të shpejtë në krahun e majtë, Grizman merr topin në qendër dhe në ecje e sipër lëshon një gjuajtje të pakapshme për Cilesen.

Latest articles

Related articles