Arrestohet 44-vjeçari, shpërndante k*kainë në ish-bllok(Emri)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar pasi akuzohet për prodhim dhe shitja e narkotikëve. Autoritetet kanë sekuestruar 80 doza kokainë, gati për shitje, 147 900 lekë të rinj dhe 190 euro, të dyshuara të përftuar nga ky aktivitet kriminal, një automjet dhe dy aparate celulare.

Mësohet se perosni i arrestuar është identifikuar si Leonard Abdia. Efektivët e policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar këtë shtetas, në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash e parave 147 900 lekë të rinj.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, shuma e parave një automjet dhe dy aparate celulare.

Latest articles

Related articles