Tashmë dihet mirë se sporti është një ilaç për shëndetin kardiovaskular dhe metabolik.
Stërvitja përmirëson mirëqenien psikofizike pasi, pas një ndeshjeje tenisi në mëngjes ose një noti para darkës, çlirimi i endorfinës jep kënaqësi dhe lumturi, aq sa ndihmon në tolerimin më të mirë të stresit.
Megjithatë, justifikimi më i popullarizuar për t’u kënaqur me dembelizmin është shpesh i njëjti, ai që nuk kemi kohë.
Sipas ekspertëve nga Universiteti i Tsukuba, në Japoni, disa minuta vrap ju lejojnë të rrisni rrjedhjen e gjakut në zonat e korteksit dypalësh paraballor, pjesa e trurit që luan një rol të rëndësishëm në kontrollin e humorit dhe funksionet ekzekutive.
“Për të kryer lëvizjen shtytëse të vrapimit, nevojiten funksione koordinimi dhe ekuilibri, të cilat përcaktojnë aktivizimin neuronal të korteksit paraballor dhe pritet që funksionet e tjera që i referohen këtij rajoni të trurit të mund të përfitojnë nga rritja e burimeve të trurit”, shpjegon biokimisti Hideaki Soya, autor kryesor i studimit.
“Ne tashmë e dimë, nga kërkime të tjera se aktiviteti fizik në përgjithësi përmirëson shëndetin fizik dhe mendor, por janë bërë relativisht pak analiza mbi përfitimet konkrete të vrapimit në krahasim me sportet e tjera, si çiklizmi’’, shtoi ai.
Pra, pa justifikime.
Ju mjaftojnë një palë atlete dhe pak vullnet i mirë për t’u ndjerë shkëlyeshëm.