Po flitet që PD nuk do të nxjerrë kandidatë për bashki por vetëm për Këshillat Bashkiakë. Kjo e vdes PD, kjo e zbret parti në kategorinë e dytë, e bën parti të vogël, ajo humb terren sepse lë bosh territore e popullsi që kërkojnë përfaqësim prej saj. Nëse lë bosh territore e popullsi, PD jep mesazhin se nuk është parti kombëtare për të gjithë shqiptarët por parti e pazarit në disa territore ku ka interesa.
Deputetët e PD po bëhen vrasësit e PD, me mungesën e guximit dhe me papërgjegjshmërinë e tyre. Thonë që nuk do kërkojnë votë ndaj (ish) kolegëve të tyre, që desh i vranë demokratët me 8 janar, me sms të Metajt.
Kjo do të mbetet si histori turpi e disa njerëzve pa karakter, pa formim politik, disa njerëzve vasalë të interesave ekonomike e klienteliste.