Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Greqi, ku një vajzë e moshës 10-vjeçe u qëllua me armë zjarri nga vëllai i saj 7-vjeçar.
E mitura u dërgua me urgjencë në Spitalin e Fëmijëve të Patrës, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Sipas të dhënave paraprake nga mediat greke, fëmijët kanë qenë duke luajtur jashtë shtëpisë së tyre, kur 7-vjeçari ka gjetur brenda shtëpisë pushkën e gjyshit të tyre.
Pa u vënë re nga nëna e tij që ndodhej në atë moment në shtëpi, ai doli jashtë dhe qëlloi me pushkën e mbushur ndaj motrës së tij.
Fatmirësisht plumbi e kapi në pjesën këmbëve.
10 vjeçarja u dërgua fillimisht në Spitalin e Amaliadës ku i është ofruar ndihma e parë, por për shkak të plagës së rëndë ajo është dërguar për ndërhyrje më të specializuar në spitalin e Patrës.