Drejtuesi i PD Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot me Kryesinë dhe grupin parlamentar të PD. Në këtë takim po diskutohet për kandidaturat për zgjedhjet e 14 majit.
Pas kësaj mbledhjeje, Alibeaj do të zhvillojë një takim edhe me grupin e deputetëve.
Grupi i parlamentar është i ndarë në dy pjesë me disa që mendojnë se duhet të garojnë vetëm me Këshilla Bashkiakë. Por ka një grup tjetër të Kryesisë dhe deputetë që mendojnë se PD duhet të ketë kandidatët e saj në 14 maj dhe se qytetarët duhet të vendosin.