Shoferët nga 25 deri në 35 vjeç rezultojnë më problematikët në rrugë. Statistikat e policisë tregojnë se ata janë të përfshirë në pjesën më të madhe të aksidenteve me pasoja të rënda të regjistruara në 2023.
Ndonëse këtë vit numri i viktimave dhe aksidenteve ka një rënie, shifrat e regjistruara mbeten sërish shqetësim për policinë. Specialisti i policisë rrugore, Ali Yzeiri tregon shkaqet kryesore të regjistrimit të aksidenteve me pasoje jetën e njerëzve.
Ali Yzeiri: Ecja me shpejtësi tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara, sjellja e këmbësorit.
Nisur nga sjellja e shoferëve në rrugë, kryesisht ato në moshë të re, Kodi Rrugor pësoi disa ashpërsime.
Eksperti i Policisë Rrugore i sheh pozitivisht këto ndryshime, teksa shton se nëse do ishin aplikuar më herët numri viktimave nga aksidenteve do ishte më i ulët.
Ali Yzeiri: Ndryshimet janë në vlerësimin e të gjithë aktorëve që marrin pjesë në sigurinë rrugore. Aksidenti që ndodhi tek rreth-rrotullimi i Tegu-t, ai drejtues mjeti po të kishte një mjet me fuqi më të ulët nuk do të ishte në ato limite shpejtësia dhe nuk do të shkaktoheshin ato pasoja.
Me qëllim uljen e ngjarjeve rrugore në vend, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën në